CILA ËSHTË E ARDHMJA IME ME APT?

Arsimi profesional dhe trajnimi ofrojnë mundësi të lloj-llojshme, ndërsa të gjitha këto varen prej përzgjedhjes tuaj. Në vend janë 73 shkolla për APT dhe ju mund ta zgjidhni ndonjërën prej tyre.

 

Ajo që është paralajmëruar, të gjitha profilet e reformuara në tregun e punës – çfarëdo që të zgjidhni, për të njëjtën tashmë është përcaktuar se kjo është diçka për të cilën ka vende të lira pune. Krahas kësaj, ekzistojnë aspekte të cilat duhet të merren parasysh:

  • Gjithmonë zgjidhni arsimim për të cilin keni afinitete – nëse keni këshilltar për përzgjedhjen e karrierës në shkollën tuaj keni mundësi të konsultoheni me këshilltar të tillë, merrni parasysh këshillat e tyre – ata janë të trajnuar për t’ju ndihmuar që të përcaktoni se cila është përzgjedhja më e mirë për ju;
  • Shqyrtoni modulet, ato janë të reja në sistemin tonë arsimor – ato ju ofrojnë fleksibilitet dhe mundësi për ndryshimin e fokusit gjatë procesit arsimor; 
  • APT është drejtuar nga njohuritë praktike – jini të vetëdijshëm se pavarësisht asaj se cilin profesion ose zanat do ta zgjidhni, duhet të jeni të gatshëm të mësoni në nivel praktik;
  • Mendoni për të ardhmen – çfarë ju ofron konkretisht shkolla pas përfundimit;
  • Përpiquni t’i kuptoni trendet – cilat industri janë në fokus për momentin dhe cilat janë profilet më të kërkuara.   

Lista e profileve të cilat kërkohen për momentin ose të cilat do të kërkohen në të ardhmen:

  • Shitje
  • Ujësjellës
  • Rrobaqepës
  • Teknikë ose operatorë për përpunimin e ushqimit
  • Profile lidhur me ndërtimtarinë
  • Profile lidhur me hotelierinë
  • Profile lidhur me turizmin
  • Kamerierë dhe barmenë
  • Biznes dhe administratë
  • Kujdes – fëmijë dhe të rritur
  • Inxhinierë elektrik - telekomunikime
  • Elektricistë
  • Inxhinierë makinerik
  • Teknikë TI
  • Inxhinierë në industrinë e tekstilit
  • Teknikë të ndërtimtarisë
  • Sistem operatorë
  • Teknikë farmaceutik
  • Administratorë
  • Teknikë makinerik
  • Laborantë kimik
  • Teknikë grafik
  • Teknikë – instalues të tubacioneve të ujësjellësit
  • Teknikë gjeodezik
  • Operator të pajisjeve telekomunikuese
  • Përpunues të çelësave dhe bravave
  • Zdrukthëtar
  • Murator me tulla
  • Saldues
  • Saldues (me argon)
  • Marangoz
  • Punëtor për konstruksione metalike
  • Kamerier
  • Gjellëbërës
  • Pastiçer
  • Bukëpjekës
  • Punëtorë ndërtimtarie
  • Punëtorë ndërtimtarie për mirëmbajtjen e objekteve
  • Fasadues
  • Gjipsarë
  • Montues i elementeve ndërtimore
  • Montues i konstruksioneve prej metali
  • Mekanik, përpilues i baterive dhe akumulatorëve
  • Elektroinstalues
  • Punëtorë për përpunimin e frutave dhe perimeve, etj.
  • Këpucar
  • Punëtor në bujqësi, vreshtari dhe kopshtari
  • Paketues manual, etj.
  • Teknikë ndërtimi
  • Murator
  • Shoqërues gjatë udhëtimeve
  • Ciceronë
  • Profesionistë për organizimin e ngjarjeve
  • Ciceronë për turizmin alternativ
  • Shërbime në restorant
  • Shërbimin e verës
  • Barmenë
  • Mirëmbajtëse të dhomave
  • Mirëmbajtje të përgjithshme
  • Kasap
  • Inxhinier i minierave për gërmime nëntokësore
  • Inxhinierë të minierave për përpunimin e lëndëve minerale
  • Hekurosës
  • Rrobaqepës
  • Industria e lëkurës
  • Disejn mode
  • Mirëmbajtjen e makinave për tekstil
  • Përdorues i krueses
  • Automekanik
  • Drejtues i pirrungritësit
  • Teknik makinerik
  • Elektricist - montues
  • Elektricist
  • Teknik i elektrikës
  • Operator në central elektrik
  • Operator i pajisjeve për përpunim
  • Agronom
  • Inxhinierë bujqësorë
  • Punëtorë në mullis
  • Industrinë ushqimore – zierja e birrës
  • Kontrollues të cilësisë
  • Logjistikë
  • Teknik kimik
  • Përpunues i filigranit
  • Profile të elektrike, metalike dhe mekanike
  • Elektroinxhinierë
  • Mekatronikë
  • Mirëmbajtës të makinave
  • Operatorë të makinave CNC
  • Operator me torno universale
  • Operator me bluajtës universal
  • Tornitor
  • Teknik gjeologjik
  • Teknik i minierës
  • Nëpunës zyre
  • Nëpunës dogane
  • Operator për përpunimin kimik të gomës
  • Konfeksionit
  • Teknologë
  • Teknikë laboratorik
  • Teknikë ushqimi
  • Rrobaqepës
  • Hotelieri
  • Punonjës turistik
  • Recepcionist
  • Montues me panele solare
  • Riparime të përgjithshme në amvisëri
  • Industria e drurit
  • Tekstil
  • Përpunimi i ushqimit
  • Mirëmbajtës të mekanizimit bujqësor
  • Operatorë të vinçave

FAKT INTERESANT

Në Finlandë – vend i cili gëzon prestigjin si një ndër vendet me sistemet më të mira arsimore në botë – 45% të nxënësve zgjedhin drejtimin teknik dhe jo atë akademik, pas përfundimit të arsimit fillor.