Një prej elementeve më të rëndësishme të procesit të reformimit të APT është inovacioni në kuadër të mësimit dhe vlerësimit. Në të kaluarën, procesi i mësimit është bazuar në klasë, ndërsa mësimdhënësi ka qenë në qendër, me ç’rast metoda e shfrytëzuar për kontrollin e njohurive ka qenë testimi.
Me APT e reformuar, fokusi është vënë në punësimin dhe rrethimin komercial. Programin mësimor e kryesojnë punëdhënësit, ndërsa theksi është vënë në zbatimin dhe inovacionet e vazhdueshme. APT e reformuar duhet ta bëjë mësimin më eksperimental, më aktiv, më relevant nga aspekti i profesioneve, të sigurojë mundësi edhe më mësimin e pavarur, por gjithashtu dhe aktivitete të cilat kryhen në grup.
Pikërisht për këtë, në gusht të vitit 2016, projekti për mësim të përjetshëm, i financuar nga BE, organizoi trajnim për mësimdhënësit e arsimit profesional me fokus të veçantë në kualifikimet modulare. Gjithashtu, gjithsej 20 mësimdhënës morën pjesë në trajnimin i cili u mbajt më 20 tetor të vitit 2016 në shkollën e mesme komunale profesionale në Veles.
Moduli është definuar si “paketë koherente dhe eksplicite të rezultateve prej mësimit dhe kritereve të lidhura për vlerësimin me emërtim dhe nivel”, ndërsa Kualifikimi paraqet paketë të standardeve apo moduleve për të cilat është vlerësuar se duhet të pranohen në mënyrë formale me certifikatë.
Modulet të cilat mund të jenë të obligueshme ose zgjedhore, paraqesin hap kryesor drejt arritjes së kualifikimit të plotë, mundësojnë akreditim të punës së realizuar nga nxënësit dhe i plotësojnë nevojat për mësim apo punësim. Njëherësh, ata ofrojnë fleksibilitet, mobilitet, qasje dhe kalim.
Ne i mbështesim shkollat për APT gjatë zbatimit të Kualifikimeve dhe zgjidhjes së çështjeve vijuese: akreditim, pranimin e nxënësve dhe madhësinë e klasave, vendosjen dhe përcaktimin e orareve, relevancën profesionale, kuadrot dhe trajnimet vijuese të kuadrove, resurset e nevojshme, sigurimin e cilësisë, ciklin e revizioneve dhe etikën në shkollë.
Me qëllim që reformat e arsimit profesional dhe trajnimit të jenë të suksesshme, është e rëndësishme që fillimisht të rishikohet programi mësimor, resurset dhe kushte për akomodim që të sigurohet kornizë për zhvillim. Hapi i radhës është zbatimi i analizës ndaj nevojave për trajnim që të identifikohen mundësitë për zhvillim profesional të vazhdueshëm dhe përfundimisht, përcaktimin e modeleve të programit mësimor dhe strategjive të mësimit dhe vlerësimit me të cilat do të realizohet praktika më e mirë për arsimin profesional dhe trajnim.