PROFESIONET E REFORMUARA PËR APT DHE TREGUN E PUNËS

 

Hulumtimet tregojnë për trendet vijuese të punëdhënësve të cilët do ta udhëheqin zhvillimin e sistemit për arsim profesional dhe trajnim për punëdhënësit:

  • Për momentin të punësuarit të cilët kanë arsim profesional dhe trajnim janë më të vlerësuar në tregun e punës në krahasim me ata të cilët nuk kanë – punëdhënësit kërkojnë të punësuar të cilët kanë kualifikime profesionale;
  • Ekziston deficit i vazhdueshëm për profesionet vijuese: elektroinxhinierë (drejtime: telekomunikime, elektronikë, kontroll robotik me sisteme teknike); inxhinierë makinerik; Teknikë TI; farmaceutikë, inxhinierë në industrinë e tekstilit; inxhinierë – teknologë etj;
  • Pothuajse një e treta e vendeve të lira janë në veprimtaritë për shërbim. Ndërtimtaria dhe industria për përpunim kanë numër më të madh të vendeve të lira, edhe pse sektori më i rëndësishëm për vende të lira të punës është industria për përpunim;
  • Numri më i madh i vendeve të lira të punës për periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2014 janë të krijuara për sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe peshkatarisë tek Punonjësit profesional bujqësor, në Industrinë për përpunim tek Përdoruesit dhe përpiluesit e makinave dhe impianteve, në Transport dhe deponim te Përdoruesit dhe përpiluesit e makinave dhe impianteve, në Tregtinë me pakicë dhe tregtinë me shumicë; riparimi i automjeteve motorike dhe motoçikletave tek Punonjësit në veprimtaritë për shërbim, punëtorët në dyqane dhe në shitje tregtare, në Objekte për akomodim dhe veprimtari shërbyese me ushqim tek Punëtorët për veprimtari shërbyese dhe në Ndërtimtari tek Profesionet për mënyrën joindustriale të punës në prodhimtari;
  • Numër të madh të punësimeve të reja pritet të ketë tek profesioni Përdorues dhe përpilues i makinave dhe impianteve në kompanitë të cilat prodhojnë komponenta automobilistike, industri të tekstilit dhe logjistikë;
  • Numër të madh të vendeve të lira të punës tek arsimi i mesëm profesional ka tek profesionet: Punëtorë në veprimtaritë shërbyese, Profesionet për mënyrën joindustriale të punës në prodhimtari dhe Përdoruesit dhe përpiluesit e makinave dhe impianteve, ndërsa indeksi i vendeve të lira të punës (në përgjithësi i vogël në nivel nacional) më i madh është në sektorët Akomodim dhe restorante, Ndërtimtari, Shërbime administrative, Transport dhe deponim, Industrinë përpunuese, Ekonominë afariste, Miniera, Tregti, Riparimin e automjeteve motorike, etj.
  • Ekonomia nacionale lëviz dajret sektorëve konkurrente moderne dhe industrive (largohet nga konkurrenca lidhur me huarderin dhe softuerin, ndërsa i afrohet konkurrencës lidhur me efikasitetin dhe inovacionet);
  • Numri më i madh i punësimeve të reja në vend vjen prej kompanive të reja (kryesisht të huaja), prandaj të nevojshme janë aftësi të ngjashme me ato të cilat kërkohen tek kompanitë evropiane (ndërsa shkollat për arsim profesional dhe trajnim tani janë të gatshme për ta ofruar këtë);
  • Punëdhënësit e potencojnë nevojën e njohjes së gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht, italisht), njohjen e aplikacioneve kryesore kompjuterike, si dhe njohuri të avancuara TI, aftësi komunikuese, ambicie, përgjegjësi, besueshmëri, precizitet, punë ekipore, aftësi për shënimin dhe leximin e të dhënave, fleksibilitet, shitje, marketing dhe aftësi menaxhuese.
  • Sektori i biznesit i vlerëson lartë kompetencat profesionale themelore (të fushës së profesionit) dhe ato konkrete (për ndonjë profesion të caktuar).
  • Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i theksojnë cilësitë vijuese si prioritet dominues për ta: posedimin e patentë shoferit, aftësitë për zgjidhjen e problemeve, aftësi të mira komunikuese, njohjen e gjuhëve të huaja, marrëdhënien profesionale ndaj punës, aftësinë për punë nën presion, aftësinë për zbulimin e gabimeve, aftësinë për pranimin e kritikave dhe mësimit prej të njëjtave.
  • Punëdhënësit i vlerësojnë aftësitë profesionale, praktike dhe të buta.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i përfshiu TI, ndërtimtarinë, turizmin dhe bujqësinë në Strategjinë nacionale për punësim në Republikën e Maqedonisë 2016-2020.